Prej më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes LVV dhe LDK, Prishtina kryefjala e balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Mbahen sot zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës ku rezultati i zgjedhjeve të shkuara doli në balotash. Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). […]