Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë lëshoi sot paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6,7 shkallë që ndodhi larg brigjeve të pjesës veriore të vendit. Tërmeti u regjistrua në orën 17:03 sipas kohës lokale, larg prefekturës Iwate, dhe ekziston rreziku për cunami deri në një metër lartësi, sipas të njëjtit burim, të cituar nga AFP. […]