Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis procesi i numërimit të votave në bashkinë e Matit

Ka nisur procesi  i numërimit të votave në bashkinë e Matit. Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%. Në këtë Bashki ka tre kandidat, Altin Bojni i PS, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha të pavarur.