Korçë/ U kapën me kokainë e kanabis gati për shitje, përfundojnë në pranga dy të rinjtë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve, ka arrestuar një 25 vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza. 25 vjeçari u kap në fshatin Zëmblak ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje. […]