Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në afërsi të Rinasit. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, një automjet i bardhë ka rënë pre e sulmit. Një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat dhe një tjetër është i plagosur rëndë.