Balluku nuk mori pjesë në komision, Bardhi: Të vijë të japë llogari, si do t’i besojmë fondet kur është nën akuzë? Fshihet si kriminele, nëse ka turp nga ajo që ka bërë…

Gazment Bardhi: Në komisione marrin pjesë ministrja, jo zv ministra. Nëse nuk vjen të japë llogari në komision do të japë në SPAK. Projektbuxheti ka një procedurë të veçantë se si kalohet në komisione, kërkon domosdoshmërisht prezencën e ministrit përgjegjës. Sot duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim kësaj ministrie. […]