Për shkak të erërave të forta, një pjesë e çatisë në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë ra këtë mëngjes. Çatia ra nga një ndërtesë që ndodhej pranë kryqëzimit të rrugës “Goce Dellçev” dhe bulevardit “Brigada e tretë sulmuese maqedonase”, transmeton Portalb.mk. Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë informoi se ka njoftuar komunën dhe policinë. […]