Monika kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK. Kryemadhi nuk i ka kursyer ironitë dhe humorin me gazetarët teksa u pyet “si e pe sherrin e fundit”. “E tmerrshme është, por sa të mbaroj gjyqin, kthehemi e diskutojmë në konferencë shtypi”, ka thënë Kryemadhi.