AC Milani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A. “Rossonerët” arkëtuan pikët e plota me rezultat të ngushtë 3-2. Ishte Strahinja Pavlovic që shënoi një eurogol nga distanca për të zhbllokuar rezultatin (36’). Sidoqoftë, Torino u kundërpërgjigj përmes Giovanni Simeone, i cili shënoi pas topit të kthyer nga tentimi i parë (44’). Milani në pjesën e dytë ishte fantastik për të rikthyer epërsinë përmes Adrien Rabiot pas asistimit të Christian Pulisic (54’). Kurse, tre minuta më vonë Youssouf Fofana e vulosi fitoren pas bashkëpunimit me Athekame (56’). E tëra që bëri Torino ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit përmes Nikola Vlasic (84’). Me këtë fitore, Milani rimerr pozitën e dytë me 63 pikë ndërsa Torino zë pozitën e 14-të me 33 sosh./ Telegrafi/