Anëtarët e grupit BTS u liruan nga ushtria dhe po kthehen në koncerte, i pari mbahet sot në Seul

Korea e Jugut ka “bllokuar” qendrën e kryeqytetit Seoul për koncertin e rikthimit të supergrupit K-pop BTS, ndërsa autoritetet po përgatiten për rreth 260 mijë fansa që pritet të mbushin rrugët e qytetit dhe miliona të tjerë që do ta ndjekin koncertin drejtpërdrejt në Netflix. Koncerti njëorësh në sheshin historik Gwanghwamun Square shënon publikimin e albumit të parë të grupit me shtatë anëtarë pas më shumë se tre vitesh, në prag të turneut botëror që nis muajin e ardhshëm. Albumi i rikthimit, Arirang, është shitur në 3.98 milionë kopje vetëm në ditën e parë, sipas shtëpisë diskografike Big Hit Music. BTS debutoi në vitin 2013 dhe u kthye shpejt në një fenomen global. Ata janë artistët më të dëgjuar të K-pop në Spotify, janë ftuar në White House dhe kanë bashkëpunuar me United Nations General Assembly. Në vitin 2022, grupi bëri një pauzë që anëtarët të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut. @emmara05 Can’t believe we’re witnessing history in Seoul.., the biggest comeback ever!? #bts #btscomeback #btsconcert #btsarirang #btsarmy @BTS ♬ original sound - Netflix Japan Kryetari i bashkisë së Seulit, Oh Se-hoon, tha se qyteti do të bëjë maksimumin që eventi të jetë i sigurt dhe i këndshëm për të gjithë. Ky organizim vjen katër vjet pas tragjedisë në zonën e Itaewon gjatë festimeve të Halloween-it, ku humbën jetën shumë persona, duke rritur presionin për masa të forta sigurie. Për menaxhimin e turmës janë angazhuar rreth 8200 persona, ndërsa autoritetet kanë vendosur stacione mjekësore dhe 2551 tualete publike, përfshirë edhe ato në ndërtesat përreth. “Njerëzit nuk janë këtu vetëm për shfaqjen, por për gjithë atmosferën që e rrethon”, tha për Reuters një fanse nga Spanja. @xmertino body to body i guess @BTS #btsarmy #fyp #seoul ♬ House featuring John Cale - Charli xcx & John Cale Turneu botëror i BTS do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe pritet të jetë turneu më i madh global i K-pop-it, me 34 rajone dhe 82 koncerte. Sipas vlerësimeve të analistëve, të ardhurat mund të arrijnë deri në 2.7 trilionë won (rreth 1.56 miliardë euro), duke rivalizuar turne të mëdha si The Eras Tour e Taylor Swift apo Music of the Spheres World Tour nga Coldplay. /Telegrafi/