Bllokohet të dielën rruga nga Veternik në ‘Prishtina Mall’ për shkak të garës së vrapimit

Rruga nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar nga ora 09:00 deri në 11:00 të dielën, më 22.03.2026. Sipas njoftimit të Policisë, kjo për shkak se Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”. “Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00.” – njofton Policia, më 21.03.2026. Andaj, Policia ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën derisa zhvillohet gara të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative.