​Vrasja në Klinë, Elezaj: Faruku ishte atdhetar i madh, dha kontribut për liri

Pas vrasjes në Klinë kryetari i Komunës ngushëllon familjen: Ishte atdhetar i madh, dha kontribut për liri Zenun Elezaj, kryetar i Klinës, ka reaguar lidhjen me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Klinë, ku për shkak të të shtënave me armë zjarri, mbeti i vdekur Faruk Jusufi. Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se viktima do të kujtohet si person i respektuar dhe i dashur. Faruk Isufi që u vra sot në Klinë ishte bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt Postimi: Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit. Faruku ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si atdhetar i madh që ishte, ai dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës. Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur! U prehte në paqe!