Bie nga Ura e Moglicës, vdes një grua në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ka rënë nga Ura e Moglicës, në Gjakovë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, toger Sheremet Elezaj. Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës. “Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, deklaroi Elezaj. Fatkeqësisht, viktimës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. “Rreh orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, shtoi Elezaj. Ai bën me dije se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.