Barcelona e bën prioritet afrimin e një portieri të ri, i nis negociatat me agjentët e spanjollit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me përfaqësuesit e portierit të Real Sociedadit, Alex Remiro, për të eksploruar një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror, raporton SPORT. Pavarësisht ardhjes së Joan Garcia verën e kaluar, Barcelona mbetet e hapur për të shtuar një portier rezervë. Remiro, është aktualisht titullar i padiskutueshëm te Real Sociedadi dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, megjithatë këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, gjë që mund të ulë çmimin e transferimit. Nëse transferohet, Remiro do të shërbente si rezervë e Garcias, duke i dhënë pushim 24-vjeçarit kur të jetë e nevojshme. Ende nuk është marrë vendim përfundimtar, teksa Barcelona duhet të ketë parasysh edhe funksionimin sipas rregullit financiar 1:1. Remiro është vëzhguar nga Barcelona edhe në sezonet e kaluara dhe interesi për një portier me përvojë mbetet pjesë e strategjisë më të gjerë të klubit, e cila përfshin gjithashtu prioritetin për një sulmues qendre dhe një mbrojtës qendror me këmbë të majtë./ Telegrafi/