Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në ditën e Sulltan Novruzit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, festë që simbolizon pranverën, ringjalljen dhe shpresën e re. Në mesazhin e tij, Begaj theksoi rëndësinë e harmonisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, duke nxitur bashkëjetesën dhe tolerancën që karakterizojnë shoqërinë shqiptare. “Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, shkruan Begaj./rtsh/