Një tentativë për futje të substancave të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar sot rreth orës 12:30, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve korrektues. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga një vizitor, është zbuluar një sasi e dyshuar narkotike e kamufluar me kujdes në qese najloni, me peshë rreth 43 gramë. Pas zbulimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave deri në ardhjen e autoriteteve. Rasti i është dorëzuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë në posedim substancën dhe ka nisur procedurat ligjore përkatëse. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle rigoroze, me synim parandalimin e çdo përpjekjeje për futjen e materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese. Rasti mbetet nën hetim./ Telegrafi /