Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Vorës. “Kjo është pjesë e vazhdimësisë. Luajtëm ndaj kundërshtarëve direkt në renditje. Fitorja është e rëndësishme për vazhdimësinë. Unë mendoj që jemi në rrugën e duhur, nuk duhet të personifikojmë njerëz, aq më tepër veten. Skuadra ka qasje tjetër dhe konfigurim ndryshe. […]