Fillon protesta e opozitës shqiptare, Berisha marshon me protestuesit

Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike zhvillon protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Ndërkohë protestuesit nisën të grumbulloheshin. Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime, pasi në shesh vërehet mungesa e podiumit. Mbi 1400 forca policore të angazhuar për protestën e opozitës shqiptare Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës. Forca të shumta policore po qëndrojnë në gatishmëri të lartë, teksa kanë “blinduar” kryeministrinë me masa të shtuara./Top Channel