Interi gabon për herë të tretë radhazi, por mbetet gjashtë pikë para Milanit

Në kuadër të javës së 30-të në Serie A , Inter ka lëshuar sërish pikë, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Fiorentina, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Zikaltrit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e parë. Francesco Pio Esposito realizoi me kokë pas një asistimi të saktë nga Nicolò Barella, duke i dhënë avantazhin e hershëm Interit. Megjithatë, pjesa e parë u karakterizua edhe nga raste të mira për vendasit, ku Moise Kean dhe Albert Guðmundsson rrezikuan portën e Yann Sommer, por pa arritur të barazonin. Interi pati edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje me Barellën, duke shtuar polemikat në pjesën e parë. Fiorentina rriti presionin dhe shpërbleu përpjekjet në minutën e 77-të, kur Cher Ndour reagoi më shpejt në zonë pas një topi të kthyer dhe barazoi rezultatin në 1-1. CHER NDOUR, QUE JOGADOR! pic.twitter.com/KzEgEoAg1z — Diário Viola BR ⚜️ (@DiarioViolaBR) March 22, 2026 Deri në fund të takimit, të dy skuadrat patën tentativa, ndërsa trajnerët bënë disa zëvendësime për të ndryshuar ritmin e lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar. Ky është barazimi i tretë radhazi për Interin, që megjithatë vazhdon të kryesojë renditjen me 69 pikë, duke mbajtur një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj rivalit AC Milan, që ka 63 pikë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore