Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 dy deri në 5 gradë celcius, ndërsa maksimale do të arrijë nga nëntë deri në 15 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të lehta shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në tre, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.