Diego Simeone ka komentuar humbjen e Atletico Madridit ndaj Real Madridit në përballjen e fundit në La Liga. Trajneri i Atleticos foli për arsyet e disfatës 2-3 në ndeshjen e javës së 29-të, duke theksuar se skuadra e tij kishte mjaftueshëm mundësi për të marrë më shumë nga kjo përballje. Pavarësisht disa momenteve të diskutueshme gjatë ndeshjes – përfshirë një penallti të kërkuar nga Marcos Llorente dhe një faull të kontestuar ndaj David Hancko – Simeone refuzoi të fajësojë gjykimin për rezultatin final. “Nuk mendoj se humbëm për shkak të atyre situatave. Kishim mundësi për të krijuar momente të mëdha, por nuk i shfrytëzuam. Meritonte të paktën pak më shumë”. “Ne mund të bënim shumë më tepër; mund të mbroheshim më mirë te golat e tyre dhe të bënim më shumë në sulm. Po përballemi me kundërshtarë seriozë dhe nëse u jep diçka, ata patjetër të ndëshkojnë’. “Kishim nevojë për kontroll më të mirë të lojës dhe një mënyrë ndryshe për të ndërtuar aksionet. Nuk arritëm ta realizonim këtë në momentet vendimtare. Kjo është hera e katërt që e shpjegoj mënyrën si i shoh arsyet e asaj që ndodhi në këtë ndeshje”, deklaroi ai. Kësisoj, Atletico Madrid mund të thuhet se me kaq e mbyll shpresën për garën për titull, ndërsa i mbetet të fokusohet për të bërë ndonjë mrekulli në Ligën e Kampionëve, aty ku do të takohet me Barcelonën. /Telegrafi/