Telegrafi
Gjatë sfidës së mosreagimeve në Big Brother VIP Albania, përveç momenteve emocionale me mesazhe nga familjarët, nuk munguan edhe situatat komike brenda shtëpisë. Një prej tyre lidhej me frikën e Rogertit nga breshkat. Në kuadër të sfidës, disa breshka u futën në shtëpi, të cilat ai përpiqej t’i shmangte. Megjithatë, situata kulmoi kur ai u thirr në Dhomën e Rrëfimit. BBVA/Instagram Sapo hyri dhe u ul, ai vuri re një breshkë pranë tij, çka solli një reagim të menjëhershëm: u tremb, kërceu përpjetë dhe më pas u ngjit në kolltuk duke u larguar. Në vijim, Rogerti i kërkoi Vëllait të Madh të mos e vendoste në situata të tilla, ndërsa momenti u bë edhe më interesant kur Miri hyri dhe i kërkoi të qetësohej. Kjo situatë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta dhe të qeshura nga publiku. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site