Në çantën e dorës ia gjejnë një pistoletë me pesë fishekë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
Telegrafi

Në çantën e dorës ia gjejnë një pistoletë me pesë fishekë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person, pasi të njëjtit në çantën e dorës i është gjetur një pistoletë me pesë fishekë. Rasti ka ndodhur në Istog. “26.03.2026 – 16:30. Është ndaluar automjeti me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit në çantën e dorës i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë”, thuhet në raport. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Go to News Site