Shpërthim total nga Kosova U19, shtatë gola dhe dominim absolut ndaj Gjibraltarit
Telegrafi

Shpërthim total nga Kosova U19, shtatë gola dhe dominim absolut ndaj Gjibraltarit

Kosova U19 fiton ndaj Gjibraltarit me rezultat të thellë 7-0 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, i cili do të mbahet në shtetin e Çekisë. Në Turqi, ku po mbahet turneu i Grupit 2 të Ligës B, Kosova U-19 e ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Gjibraltarit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Armenisë. Ndeshja u dominua plotësisht që në pjesën e parë, ku Rin Ahmeti hapi serinë e golave në minutën e 20’ për 1-0. Vetëm tri minuta më vonë, Donart Ahmeti dyfishoi epërsinë, duke i dhënë skuadrës kontroll të plotë të lojës. Ritmi nuk u ndal, pasi Lorik Mehmeti realizoi dy herë brenda pjesës së parë (28’ dhe 44’), duke e çuar rezultatin në 4-0 para pushimit. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi i njëjti skenar, me dominim të plotë dhe gola të njëpasnjëshëm. Diart Gashi shënoi për 5-0 në minutën e 63’, ndërsa Agon Uka shtoi të gjashtin në minutën e 79’. Në fund, Donart Ahmeti realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 81’, duke vulosur fitoren e thellë 7-0. Ndryshe, duelin e fundit, djelmoshat U-19 të Kosovës e zhvillojnë kundër Turqisë, më 30 mars. /Telegrafi/

Go to News Site