Me një koreografi megalomane dhe fishekzjarre, nis edicioni i tretë i Ferma VIP nën moderimin e Arbana Osmanit
Telegrafi

Me një koreografi megalomane dhe fishekzjarre, nis edicioni i tretë i Ferma VIP nën moderimin e Arbana Osmanit

Ka nisur edicioni i tretë i spektaklit shumë të ndjekur Ferma VIP , duke sjellë sërish në ekran një nga formatet më të komentuara të momentit në Shqipëri. Ky sezon vjen me një risi të rëndësishme, pasi për herë të parë drejtimin e programit e merr prezantuesja e njohur Arbana Osmani, e cila njihet gjerësisht për moderimin e Big Brother. Kalimi i saj në këtë format ka ngjallur interes të madh te publiku, duke e bërë startin e sezonit edhe më të shumëpritur. Hapja e spektaklit u shoqërua me një koreografi speciale, ku dhjetëra statistë performuan në skenë, duke krijuar një atmosferë spektakolare. Performanca u realizua nën tingujt e këngës Endërroj të Altin Goci, që i dha një emocion të veçantë momentit hapës. - YouTube www.youtube.com Arbana Osmani u shfaq për herë të parë si prezantuese e këtij formati, duke u mirëpritur nga publiku dhe duke premtuar një sezon plot dinamika, surpriza dhe konkurrentë që do të sjellin histori të reja brenda fermës. Me këtë start, edicioni i tretë i “Ferma VIP” pritet të jetë një nga më të ndjekurit, ndërsa publiku tashmë ka filluar të komentojë risitë dhe energjinë që sjell moderimi i ri. /Telegrafi/

Go to News Site