Telegrafi
Kryetari i Komunë së Prishtinës , Përparim Rama , ka njoftuar se është pezulluar leja për një ekspozitë në sheshin e kryeqytetit, pasi sipas tij ajo përmban pasaktësi lidhur me Masakrën e Burgut të Dubravës . Rama ka theksuar se nuk do të lejohet që në hapësirat publike të Prishtinës të paraqiten përmbajtje që, sipas tij, “përdhosin dinjitetin e qytetarëve dhe fyejnë kujtesën kolektive”. Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta Sipas tij, ekspozita paraqet një version të pasaktë të ngjarjeve në Dubravë, duke e cilësuar këtë si të papranueshme dhe si fyerje ndaj viktimave dhe qytetarëve të Kosovës. Dugolli kërkon korrigjimin urgjent të ekspozitës për Masakrën e Dubravës: Ka pasaktësi të mëdha Ai bëri të ditur se vendimi për pezullim është marrë menjëherë dhe se ekspozita nuk do të lejohet të vazhdojë në sheshin e Prishtinës. Njëkohësisht, Rama ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e kësaj ekspozite, të cilën e ka cilësuar si skandaloze./Telegrafi/
Go to News Site