Telegrafi
Pas reagimeve të shumta për të dhëna dhe përmbajtje të pasaktë janë larguar nga sheshi i Prishtinës tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashi. Largimi i këtyre tabelave u bë një ditë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës Rama ka publikuar pamje në Facebook nga aksioni i sotëm i ekipeve të kryeqytetit për largimin e këtyre tabelave.
Go to News Site