Telegrafi
Një rrëfim i ndjerë dhe mjaft personal është ndarë së fundmi nga Juela gjatë një bisede me Edisën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 , duke prekur publikun me historinë e saj të dhimbshme. Gjatë bisedës, ajo kujtoi një nga momentet më të vështira të jetës, kur mori lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të ish-partnerit të saj, i cili ishte gjetur i vrarë së bashku me motrën e tij. Sipas Juelës, ngjarja kishte ndodhur në një periudhë të pazakontë, në fillimet e pandemisë së COVID-19, kur edhe kufizimet e para në udhëtime po hynin në fuqi. Ajo tregoi se komunikimi i fundit me të kishte ndodhur vetëm rreth 20 minuta para se të merrte vesh lajmin e rëndë. Fillimisht ishte njoftuar nga një e njohur në Angli, ndërkohë që ngjarja kishte nisur të pasqyrohej edhe në mediat shqiptare. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) “Më shkruan kjo mua nga Anglia… ke folur? Po kam nja 20 minuta, është rrugës për shtëpi. ‘Jo’, më tha, ‘provoje me e marrë në telefon’. Lajmi kishte dal atje në televizion shqiptar… me shkronja ‘motër, vëlla… gjenden të vrarë në oborr të shtëpisë’. E mbaj mend që më ka marrë me video call vajza nga Anglia. S’mora vesh asnjë gjë veç që kam hedh pjatat përtokë. Ka qenë e vështirë shumë. Ishte nata kur aeroportet po mbylleshin… shumë e vështirë me ja pranu vetes që ai nuk jetonte më”, rrëfeu ajo. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Rrëfimi i saj vjen si një dëshmi e dhimbjes së thellë që lënë pas ngjarje të tilla, por edhe e forcës për t’i përballuar ato me kalimin e kohës, duke emocionuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që ndjek nga jashtë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site