Raporti BTI: Kosova e fundit në rajon për transformim ekonomik, më mirë në atë politik dhe qeverisje
Telegrafi

Raporti BTI: Kosova e fundit në rajon për transformim ekonomik, më mirë në atë politik dhe qeverisje

Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung çdo dy vjet publikon të dhëna për zhvillimin e vendeve në fushën politike, ekonomike dhe atë të qeverisjes. Në raportin për vitin 2026 janë publikuar të dhëna edhe për Kosovën dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq përfshihen tre faktorë kryesorë, transformimi politik, ekonomik dhe qeverisja. Në këtë raport, në pjesën gjithëpërfshirëse për Kosovën thuhet tensionet në fushën e sigurisë pengojnë qeverisjen. Transformimi politik/Kosova ka 6.90 pikë dhe ndodhet në vendin e 31-të në mesin e 137 shteteve Transformimi ekonomik/ Kosova ka 6.21 pikë dhe ndodhet në vendin e 38-të në mesin e 137 shteteve Qeverisja/Kosova 4.81 pikë dhe ndodhet e 58-ta në mesin e 137 shteteve. Marrë në përgjithësi, raportin duke krahasuar me të gjitha vendet, Kosova është më mirë se shumë vende në zhvillim, por ende larg vendeve më të avancuara. Por, po të krahasohen këto të dhëna me vendet e rajonit, Kosova ndodhet e fundit në pikën që ka të bëjë me transformimin ekonomik, ndërkaq ndodhet në mes në pikat që kanë të bëjnë me transformimin politik dhe qeverisjen. Rama publikon raportin e BTI: Shqipëria e para në Evropën Juglindore për transformimin politik Sipas të dhënave në Indeksin e Transformimit të Bertelsmann Stiftung, Shqipëria prin për transformim politik dhe qeverisje, gjersa Serbia është në fund të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për transformim politik dhe qeverisje. Madje në pjesën e transformimit politik thuhet se në Serbi, përqendrimi i pushtetit në presidentin Aleksandar Vuçiq ka çuar në një prapambetje të rëndë demokratike. Renditja e vendeve në Ballkanin Perëndimor 1. Transformimi Politik Shqipëria — 7.70 Maqedonia e Veriut — 7.65 Mali i Zi — 7.40 Kosova — 6.90 Bosnja dhe Hercegovina — 5.95 Serbia — 5.18 2. Transformimi Ekonomik Mali i Zi — 7.50 Maqedonia e Veriut — 7.18 Shqipëria — 7.11 Serbia — 6.79 Bosnja dhe Hercegovina — 6.57 Kosova — 6.21 3. Qeverisja Shqipëria — 6.71 Maqedonia e Veriut — 6.07 Mali i Zi — 5.90 Kosova — 4.81 Bosnja dhe Hercegovina — 4.03 Serbia — 3.96. Ndryshe, Bertelsmann Stiftung Transformation Index (BTI) është një indeks ndërkombëtar që mat dhe krahason zhvillimin e shteteve në drejtim të demokracisë, ekonomisë së tregut dhe mënyrës si qeveritë menaxhojnë reformat. BTI tregon sa mirë po ecën një shtet në tranzicion (p.sh. nga sistem autoritar në demokraci dhe ekonomi tregu). Indeksi analizon rreth 137 vende në zhvillim dhe tranzicion dhe publikohet çdo dy vite. Ai përbëhet nga dy pjesë kryesore ‘Status Index’ – sa i zhvilluar është vendi në demokraci dhe ekonomi dhe ‘Management Index’ sa mirë qeveria i menaxhon ndryshimet dhe reformat. /Telegrafi/

Go to News Site