Telegrafi
Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, ka njoftuar Federata Turke e Futbollit të shtunën. Ky takim do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Asistentë të Oliverit do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh. Gjatë karrierës së tij, Oliver është caktuar të drejtojë ndeshje në kompeticione prestigjioze, përfshirë Kampionatin Evropian dhe finale të turneve ndërkombëtare për moshat e reja. Emërimi i tij për finalen Kosovë–Turqi tregon besimin që kanë FIFA dhe organizatorët ndaj tij për të drejtuar një përballje që ka shumë rëndësi, jo vetëm për kualifikimin në Botëror, por edhe për prestigjin e dy kombëtareve./ Telegrafi /
Go to News Site