Telegrafi
Manchester City raportohet se po shqyrton një marrëveshje të paprecedentë shkëmbimi me Newcastle United, ndërsa synon të sjellë dy lojtarë shumë të vlerësuar në Etihad.. Megjithëse ende kanë dy trofe për të luajtur këtë sezon, klubi duket se po planifikon për afatin kalimtar veror të transferimeve. Sipas raportimeve të TEAMtalk , mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, dhe Sandro Tonali i Newcastle janë në krye të listës së dëshirave të Cityt, me një kosto të kombinuar prej rreth 190 milionë eurosh. Megjithatë, 10 herë kampionët e Anglisë ka të ngjarë të mos paguajnë një shumë kaq të madhe për të dy lojtarët. Sipas GOAL , City po konsideron një marrëveshje shkëmbimi që përfshin gjithsej gjashtë lojtarë, ndërsa klubi i Manchester është gjithashtu i interesuar për mbrojtësin e krahut, Tino Livramento. Agjenti në bisedime me Barcelonën për transferimin e yllit të Manchester Cityt Për të përfunduar këto marrëveshje, raportet sugjerojnë se City mund të ofrojë katër lojtarë, portierin James Trafford, mbrojtësit e krahut Rico Lewis dhe Issa Kabore dhe qendërmbrojtësin Jumah Bah, për klubin e veri-lindjes. Tonali gjithashtu është lidhur me një kalim të mundshëm te rivalët e Cityt, Manchester United, por lëvizja e tij e ardhshme mund të ndikojë nga fakti nëse ‘Djajtë e Kuq’ sigurojnë futboll në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Italiani thuhet se ka një marrëveshje “marrëveshje gjentëllmene” për t’u larguar nëse Newcastle nuk kualifikohet në kompeticionin kryesor të klubeve europiane./ Telegrafi /
Go to News Site