Telegrafi
Këtë mbrëmje, Rogerti mori një surprizë të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Përmes një telefonate, ai pati mundësinë të dëgjonte zërin e nënës së tij dhe të shkëmbejë disa fjalë me të, një moment që e bëri të ndihej i emocionuar dhe i lidhur me familjen. Por për të fituar këtë përvojë të veçantë, Rogerti duhej të përballej me një nga frikërat e tij më të mëdha: breshkat. BBVA/YouTtube Ai hyri në një dhomë plot me breshka, edhe pse i frikësuar dhe me reagime të çuditshme, që banorët e tjerë nuk mund t’i kontrollonin dhe shpërthyen në të qeshura. Gjithashtu, mënyra sesi Rogerti përpiqej të ruante qetësinë e tij dhe ndërkohë të qëndronte në dhomë me breshkat e bëri momentin edhe më të veçantë, duke treguar guximin dhe përpjekjen e tij për të përjetuar këtë surprizë për të cilën kishte pritur me padurim. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site