Collector
Tifozët e Ferizajt me mesazh fantastik në finalen e Kupës | Collector
Tifozët e Ferizajt me mesazh fantastik në finalen e Kupës
Telegrafi

Tifozët e Ferizajt me mesazh fantastik në finalen e Kupës

Tifozët e Ferizajt “Ujqërit” kanë dhënë një mesazh shumë të bukur në finalen e Kupës së Kosovës. “Ujqërit” iu kanë bërë kërkesë të gjithë popullit të qëndrojë në Kosovë dhe që të mos e braktisin atdheun. “Mos e braktisni atdheun me pesimizëm, por rikthehuni t’i japim me shumë dritë”, u shfaq në banerin e vendasve para së të nisë finalja. Ferizaj dhe Dukagjini po luftojnë për një vend në Evropë, me finalen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1. Sfida është tepër dramatike, me Ferizajn që po kërkon kualifikimin në Evropë për herë të parë në histori. Ndër të tjera, mund të bëhet ekipi i parë nga Kosova që shkon në garat evropiane pavarësisht që është eliminuar nga elita e futbollit kosovar. Ndërkohë, Dukagjini gjithashtu e ka si opsion të vetëm për të avancuar në Evropë, ngase po lufton për t’i ikur barazhit./ Telegrafi /

Go to News Site