Telegrafi
Dukagjini e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por këtë herë rrëfimi kryesor i triumfit ka një adresë të qartë: Klina. Trofeu u vendos nga dy futbollistë klinas, Altin Mërlaku dhe Hekuran Berisha, të cilët e nisën futbollin dhe karrierën pikërisht në këtë qytet. Finalja u zhbllokua në minutën e 17-të, kur Altin Mërlaku realizoi një supergol për t’i dhënë epërsinë Dukagjinit. Ferizaj reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 23-të me golin e Kushtrim Shabanit, duke e kthyer ndeshjen në një përballje të hapur dhe të fortë deri në fund. Festa e Altin Mërlakut pas golit Foto: Ridvan Slivova Megjithatë, momenti që e vendosi trofeun erdhi në minutën e 75-të. Hekuran Berisha shënoi një gol spektakolar nga rreth 50 metra, duke e paraboluar portierin McKenzie dhe duke e rikthyer Dukagjinin në avantazh 2-1. Ishte një goditje që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për bukurinë, por edhe për peshën e saj në finalen e Kupës. Berisha, i cili është te Dukagjini në huazim për gjashtë muaj nga Dinamo City, u shndërrua në heroi i mbrëmjes, ndërsa Mërlaku i dha drejtim finales me golin e parë. Festa e Hekuran Berishës FOTO: Ridvan Slivova Merita e këtij triumfi i shkon edhe trajnerit Arsim Thaqi, i cili konfirmoi edhe një herë se di t’i fitojë finalet. Thaqi e fiton Kupën e Kosovës për të dytën herë radhazi – sezonin e kaluar me Prishtinën, ndërsa këtë vit me Dukagjinin – duke e udhëhequr ekipin me qetësi dhe vendosmëri në një finale ku “nuk ka favorit”, por fiton ai që tregohet më i fortë në momentet vendimtare. Për Klinën, kjo natë ishte e veçantë: Kupa u “erdhinë shtëpi” falë dy djemve të saj – Mërlakut dhe Berishës. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site