Collector
INDIFERENTI | Collector
INDIFERENTI
Telegrafi

INDIFERENTI

Poezi nga: José Hierro Përktheu: Aurel Plasari Tani do të jemi të lumtur kur asgjë ç'të presim s'ka. Le të bien gjethet e thara le të çelin lulet e bardha, pa çka! Le të ndrijë dielli në qiell Le të bjerë shiu mbi xham A s'janë të gjitha gënjeshtra të vërteta të gjitha a s'janë? Le të mbretërojë mbi botë pranvera që vdekje s'ka le të marrë të tatëpjetën jeta pa çka! Le të ketë melodi endacake pa çka! Ç'na hyjnë në punë meloditë kur asgjë ç'të këndojmë s'ka.

Go to News Site