Telegrafi
Kosova Innovation Hub, i themeluar përmes partneritetit ndërmjet Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizatës Next Gen Networks dhe Komunës së Pejës, po vazhdon aktivitetet me fokus në zhvillimin e të rinjve dhe mbështetjen e inovacionit në ekonominë digjitale. Ky bashkëpunim po krijon hapësira për zhvillim profesional dhe përgatitje të gjeneratave të reja për sfidat dhe mundësitë e sektorit digjital, ndërsa në kuadër të një eventi të radhës do të prezantohen mundësi të reja trajnimi në disa fusha teknologjike. Në këtë event do të mbahen sesione mbi: “Quantum Computing: Future skills and learning path”, i prezantuar nga Topias Utila; “Software Infrastructure and Laravel Cloud”, i prezantuar nga Egezon Berisha; “Cyber Security – Leading cyber risk with SANS Institute”, i prezantuar nga Jan’D Herdt. Organizatorët kanë bërë të ditur se sesionet do të udhëhiqen nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe nga partnerë strategjikë të hub-it. Po ashtu, ngjarja pritet të shërbejë edhe si platformë rrjetëzimi, duke u mundësuar pjesëmarrësve të lidhen me profesionistë të tjerë, partnerë dhe përfaqësues të industrisë. / Telegrafi /
Go to News Site