Collector
Zyrtare: Ermal Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës | Collector
Zyrtare: Ermal Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës
Telegrafi

Zyrtare: Ermal Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës

Klubi polak Legia e Varshavës ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për sulmuesin Ermal Krasniqi. Ish ylli i Ballkanit i ishte bashkuar skuadrës polake deri në fundin e sezonit, ndërsa tani do të rikthehet te Sparta e Pragës. Legia përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se sapo të mbyllet ky sezon, Krasniqi do të rikthehet në Çeki. “Ermal Krasniqi po largohet nga Legia e Varshavës. Kosovari pasi të përfundojë sezoni 2025/26 do ta përfundojë huazimin nga Sparta Praga, andaj po largohet nga klubi”. “Ermal faleminderit dhe shumë fat në karrierë për fazën e mbetur të karrierës”, shkroi ndër të tjera klubi polak. Ermal Krasniqi odchodzi z Legii Warszawa. Reprezentant Kosowa po sezonie 2025/26 i zakończeniu okresu wypożyczenia z AC Sparty Praga opuszcza nasz klub. Ermal, dziękujemy i życzymy powodzenia na dalszych etapach kariery! pic.twitter.com/yjnqvO5Syn — Legia Warszawa (@LegiaWarszawa) May 22, 2026 Ndërkohë, Legia që deri vonë luftoi për mbijetesë tani është rikthyer në mesin e tabelës, por nuk ka mundësi të sigurojë ndonjë vend që të dërgon në Evropë./ Telegrafi /

Go to News Site