Collector
Ernest Muçi e fiton Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, Enis Bardhi humb penalltinë | Collector
Ernest Muçi e fiton Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, Enis Bardhi humb penalltinë
Telegrafi

Ernest Muçi e fiton Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, Enis Bardhi humb penalltinë

Trabzonspor e ka fituar Kupën e Turqisë, duke mposhtur në finale Konyasporin. Trabzonspor arriti fitore me rezultat të ngushtë 2-1, në sfidën që ishte tepër e baraspeshuar. Paul Onuachu kaloi Trabzonsporin në epërsi për të realizuar pas harkimit të saktë të Pinas (18’). Sidoqoftë, Konyaspor u këndell falë Jackson Muleka që u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer (50’). Vetëm tetë minuta më vonë, Konyaspor kishte rastin e artë për ta përmbysur megjithatë si rrallë herë, Enis Bardhi dështoi nga pika e bardhë. Heroi i Trabzonsporit ishte Onuachu që shënoi nga pika e bardhë pasi Jevtovic e preku topin me dorë (77’). Paul Onuachu’nun penaltıdan attığı golle Tümosan Konyaspor karşısında yeniden öne geçiyoruz: 2-1 #TSvKNY pic.twitter.com/JYKSmxMhs4 — Trabzonspor (@Trabzonspor) May 22, 2026 Kësisoj, Muçi e shijon trofeun e parë me klubin e ri, skuadër kjo që e bleu përfundimisht nga rivali Besiktas për 8.5 milionë euro./ Telegrafi /

Go to News Site