Telegrafi
Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Strasbourg, Valentin Barco, i cili pritet t’i bashkohet londinezëve gjatë verës. Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe “vulën” e tij të famshme. “Chelsea arrin marrëveshje për të nënshkruar me Valentin Barco, e kryer!”. “Marrëveshja është arritur me lojtarin, ndërsa RC Strasbourg do ta lërë Barcon të largohet pas përmirësimit mbresëlënës këtë vit”. “Chelsea është gati të procedojë për mesfushorin argjentinas nga muaji qershor” , shkroi Romano në Twitter. Chelsea agree deal to sign Valentín Barco, here we go! Agreement in place with the player as RC Strasbourg will let Barco go after impressive improvement this year. #CFC ready to proceed for the Argentinian midfielder from June. pic.twitter.com/n2i8ip6I6x — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 22, 2026 Sipas raportimeve, Chelsea kishte nisur punën për këtë transferim që në kohën kur Liam Rosenior ishte ende në krye të Strasbourg, me trajnerin e atëhershëm që ishte i interesuar për një ribashkim me 21-vjeçarin. Tashmë mbetet të shihet se çfarë roli do t’i rezervojë Xabi Alonso talentit argjentinas, i cili ka përvojë edhe në krahun e majtë të fushës./ Telegrafi/
Go to News Site