Collector
Trump poston një video me Al, "hedh prezantuesin Stephen Colbert në një kosh plehrash" | Collector
Trump poston një video me Al,
Telegrafi

Trump poston një video me Al, "hedh prezantuesin Stephen Colbert në një kosh plehrash"

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka postuar një video me Al në të cilën hedh prezantuesin e “The Late Show with Stephen Colbert” në një kosh plehrash. Më pas Trump shihet duke kërcyer. Videoja, e postuar fillimisht në Truth Social, tregon Colbert në skenë duke regjistruar episodin e fundit të “The Late Show with Stephen Colbert”. Pastaj Trump i afrohet nga pas, e kap nga supet dhe e hedh në koshin e plehrave, dhe mbyll kapakun. Bye-bye pic.twitter.com/5dPeXDflyh — The White House (@WhiteHouse) May 22, 2026 Trump më pas fillon të kërcejë me këngën e tij të preferuar të Village People, “YMCA”. Përveç presidentit amerikan, edhe llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë e ndau videon në X, me mbishkrimin “Mirupafshim”. Ndryshe, Trump të premten shkroi se largimi i Colbert ishte “fillimi i fundit” për prezantuesit e tjerë të emisioneve të vonë të natës, të cilët ai tha se ishin kritikë ndaj tij. “Të tjerë, me edhe më pak talent, do të vijnë së shpejti”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Go to News Site