Telegrafi
Të shtëna me armë janë raportuar pranë Shtëpisë së Bardhë, ku dyshohet se janë shkrepur rreth 20 deri në 30 plumba. Shërbimi Sekret Amerikan ka urdhëruar gazetarët e mbledhur në North Lawn që të futen menjëherë brenda sallës së konferencave për siguri. Raportohet se presidenti Donald Trump ndodhet në Shtëpinë e Bardhë. Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan kanë qëlluar për vdekje personin që, sipas autoriteteve, iu afrua një pike sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj tyre. - YouTube www.youtube.com Agjentët iu kundërpërgjigjën me armë dhe goditën të dyshuarin, i cili më vonë ndërroi jetë në një spital të zonës. “Gjatë të shtënave, edhe një kalimtar u godit nga plumbat. Ende nuk është e qartë nëse ai u plagos nga të shtënat fillestare të të dyshuarit apo gjatë shkëmbimit të zjarrit,” deklaroi zëdhënësi i Shërbimeve të Sigurisë. Sipas autoriteteve, asnjë efektiv i Shërbimit Sekret nuk mbeti i plagosur. Gjithashtu, as Trump nuk u prek nga incidenti. /Telegrafi/
Go to News Site