Collector
Pas kërkimeve intensive gjatë natës, gjendet personi i humbur në Reqan të Prizrenit | Collector
Pas kërkimeve intensive gjatë natës, gjendet personi i humbur në Reqan të Prizrenit
Telegrafi

Pas kërkimeve intensive gjatë natës, gjendet personi i humbur në Reqan të Prizrenit

Pas një operacioni intensiv kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës, ka rezultuar me gjetjen e personit të humbur në orët e para të mëngjesit në fshatin Reqan të komunës së Prizrenit. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila përmes një njoftimi tha se “pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur në orët e para të mëngjesit”. Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet relevante. “Operacioni është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, zjarrfikësve të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim. Shoqata ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre gjatë aksionit të kërkim-shpëtimit. “Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Go to News Site