Telegrafi
SpaceX i Elon Musk ka lansuar me sukses anijen e saj Starship V3- raketën më të madhe dhe më të fuqishme në histori. Fluturimi provë zgjati rreth një orë dhe përfundoi kur Starship u përplas në Oqeanin Indian dhe shpërtheu siç ishte planifikuar. Lëshimi u zhvillua një ditë pasi u shty për shkak të njëproblemi të minutës së fundit vetëm pak sekonda para se të mbaronte numërimi mbrapsht. Fluturimi provë arriti shumicën e objektivave të tij kryesorë, por të dyja fazat e raketës pësuan defekte në motor. Splashdown confirmed! Congratulations to the entire SpaceX team on the twelfth flight test of Starship! pic.twitter.com/XXBAtryPpL — SpaceX (@SpaceX) May 22, 2026 Ndryshe, Starship, sistemi më i madh i ndërtuar ndonjëherë nga SpaceX, po zhvillohet si pjesë e planeve afatgjata për misione në Hënë dhe Mars, përfshirë edhe programet e ardhshme të NASA. Raketa e SpaceX përfundon me “top zjarri” në Oqeanin Indian pas një testi të suksesshëm SpaceX thekson se të dhënat e mbledhura gjatë këtij fluturimi janë të rëndësishme për përmirësimin e gjeneratave të ardhshme të raketës dhe për rritjen e sigurisë së misioneve të ardhshme hapësinore. Ky test vjen pas disa përpjekjeve të mëparshme dhe shihet si një hap tjetër në zhvillimin e programit ambicioz të kompanisë së Elon Musk për eksplorimin dhe kolonizimin e hapësirës. /Telegrafi/
Go to News Site