Telegrafi
Është bërë publik momenti kur gazetarja amerikane Selina Wang po filmonte jashtë Shtëpisë së Bardhë, në momentin kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Wang tha: “Na u desh të vraponim drejt sallës së konferencave për shtyp ku po mbahemi tani". Në video ajo shihet duke nxituar për t’u fshehur, menjëherë pasi dëgjoi të shtënat. - YouTube www.youtube.com Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas incidentit me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku një person i armatosur u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan. Në një deklaratë publike, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe autoritetet ligjzbatuese për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj sulmit. “Faleminderit Shërbimit tonë të shkëlqyer Sekret dhe Zbatimit të Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional të ndërmarrë këtë mbrëmje kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe ndoshta një obsesion me strukturën më të çmuar të vendit tonë”, shkroi Trump në Truth Social. /Telegrafi/
Go to News Site