Collector
Liria ka një emër, në Shqipëri e në Kosovë | Collector
Liria ka një emër, në Shqipëri e në Kosovë
Telegrafi

Liria ka një emër, në Shqipëri e në Kosovë

Besim Ndregjoni Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit. Më 21 maj 1973, të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda, kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatërrimi i orientuar e i komanduar i personalitetit njerëzor, shpërthyen në një revoltë të paparë masive, e cila do të jetojë gjatë në memorien kolektive se gjunjëzoi dhe tronditi pushtetin terroristit të Enver Hoxhës, stalinistit të fundit në Europën e pasluftës së Dytë Botërore. Të burgosurit politikë nuk mund të pranonin që flamuri kombëtar kuq e zi, flamuri i Skënderbeut, i Ismail Qemalit e Isa Boletinit të njollosej me yllin e bolshevizmit. Në atë revoltë me përmasa botërore u hodh për herë të parë simboli i demokracisë dhe lirisë, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Këto shqiponja të lirisë ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist. Për tri ditë u valëvit në Spaç të Mirditës flamuri kombëtar falë qëndresës mbinjerëzore që treguan shqiponjat e lirisë përballë plumbave dhe forcave të shumta ushtarake. Këta shqiptarë trima patën për armë “Qëndresën”, për plumba patën “Vullnetin”, xhelatët kishin armë, plumba, mjete luftarake, forca të armatosura deri në dhëmbë. Për tri ditë vullneti dhe qëndresa triumfuan mbi armët dhe plumbat e diktaturës komuniste. Për tri ditë u valëvit flamuri kombëtar në Spaç të Mirditës. Mbas tri ditësh lirie, revolta antikomuniste e Spaçit u shtyp me dhunë e gjak nga trupat ushtarake të një shteti diktatorial. Nxitësit e saj, organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë u ndëshkuam me tortura çnjerëzore me rritje e ridënime në birucat e Degës Brendshme Rrëshen dhe të kampit shfarosës, ku katër heronjtë tanë Hajri Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja u dënuan me pushkatim. Sot këta heronj na bëjnë krenarë që mbrojtën flamurin, që shqiponjat e lirisë që përballuan vuajtjet, torturat staliniste dhe i treguan Shqipërisë se liria është shenjtëria e atdheut. Dhe, poeti i madh, Haveli shqiptar pjesëmarrës në atë revoltë, Havzi Nela, do të krijonte poemën dhe do ta memorizonte në vargje këtë ngjarje heroike. “E duam Shqipërinë si Europa” e përsëritën më ’90 të shekullit XX, studentët e dhjetorit, për katër ditë rresht në Qytetin Studenti, por mbas katër ditësh, situatën e morën në dorë politikanët e ideoligjizuar të komunizmit dhe formalisht krijuan parti politike sikur po ndërtonin demokraci, sikur ishin antikomunistë, shanin çdo orë diktatorin dhe diktaturën e mbronin dhe mbrojnë dhe sot mbas tri dekadave pa e dënuar me ligj. “Një demokraci pa vlera”, kam shkrue n’Encilklikën Centesimus Annus, “mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia”. Sot klasa politike shqiptare e post ‘90 ka dështuar në ndërtimin e demokracisë, se ajo nuk u shkëput nga ideologjia komuniste. Kjo klasë politike ndërtoi jo shtet të së drejtës, por shtet të korruptuar. Sot është vetmi shtet në Europë që s’ka prona, shqiptarët pronar të ligjshëm dhe të trashëguar janë pa pronat e tyre dhe shteti s’ka pronën e vetë shtetërore, pronat në Shqipëri janë marrë jo me forcë si në diktaturën e Enver Hoxhës, por me ligjin 7501 të PS-së e PD-së. Për çdo gjë flitet në Shqipëri vetëm për të kaluarën diktatoriale nuk flitet. Jepen filmat e realizmit socialistë në TV kombëtare, artistët që përbuzën antikomunitët nderohen dhe ata nuk morën gjatë tri dekadave të ju kërkonin falje për përçmimin që u banë këtyre shqiptarëve antikomunistë që e përballuan diktaturën dhe me humbje jete! Opozita nga antikomuniste është kthyer fasadë e këtij pushtetit politikë nga më të korruptuarit në Europë, që drejtohet nga një mazhorancë që mbron me fanatizëm ideologjinë e diktaturës duke mohuar të drejtat dhe liritë e antikomunistëve. Sot nuk flitet për 6 000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka zhdukur kufomat nga diktatori, as për 36 000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, as për zhdukjen e mijëra institucioneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Dhe, ka 35 vjet që kjo mazhorancë dhe kjo opozitë nuk ka ndërgjegjësimin të i dënojnë këto krime, po vazhdojnë propagandën në nderim të diktatorit Hoxha. Ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ia kaluam drejtësisë ta dënoi krimin enveristë. Ne përçuam paqen politika e majtë përçon urrejtjen. E ashtuquajtura e djathta hesht. Sot këtë përvjetor ne po e kremtojnë në një situatë politike të turbullte ndaj të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. 53 vite, akuzat e diktaturës për Spaçin nuk qëndrojnë, por Partia Socialiste Komuniste dhe Partia Demokratike heshtin për akuzat e Spaçit dhe nuk i nderojnë Pal Zefin, Hajri Pashain, Dervish Bejkon, e trimin 20-vjeçar Skënder Dajën. Por, nderojnë marksistë–leninistët e fundit të diktaturës. Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera në Ballkan mbas një rezistence gjysmëshekullore ndaj pushtuesve sllavë luftuan dhe fituan lirinë e tyre, por qarqet antishqiptare sllave duan ta njollosin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjyqe formale në Hagë. Sot në Hagë nuk dënohen Presidenti Thaçi, as kryetarët e Kuvendit Krasniqi dhe Veseli, as komandanti hero Selimi, por duan të dënojnë lirinë e Kosovës, sllavo-maqedonasit duan të dënojnë gjuhën shqipe, atë gjuhë më të vjetrën në Europë. Koha i zhduku shumë perandori të fuqishme, por kombin shqiptar nuk mundi dhe as nuk do të mundi ta asimiloi. Akuzat nuk qëndrojnë se ata mbrojtën popullin dhe shtetin e tyre. Liria ka një emër në Shqipëri Spaç, në Kosovë - UÇK. Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegur për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitë nga oligarkët e pseudopolitikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë! Sot UÇK që mbrojti popullin shqiptar të Kosovës po gjykohet në Hagë. Pse, se mbrojti lirinë, se u mbrojte nga gjenocidi serbe, Europa për tri dekada hesht ndaj gjenocidit komunist në Shqipëri dhe ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Si mund t’i mohosh një populli nga më të vjetrit në Europë gjuhën shqipe, siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Çdo shqiptar është i vetëdijshëm se pa mbrojt demokracinë, ne nuk kemi liri! Sot në këtë ditë të shënuar të 53-vjetorit të Spaçit ne nderojmë katër heronjtë e Spaçit që dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve dhe flamurin kombëtar dhe përkrah tyre mbrojmë luftëtarët trima të Kosovës kreshnike Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, që gjykohen në Hagë pa akuzë. Akuzat mbas 53 vjetësh nuk qëndrojnë as në Spaç, as në Hagë! Sot në këtë 53-vjetor të Spaçit dhe gjykimit në Hagë na vijnë në mendje thirrja e Nanës Terezës, e cila sot është e Shejta Tereze kur në Rinas në vitin 1997 tha: “O Zot, hiqja mallkimin tand popullit shqiptar”! Spaçi është fitimtar mbi diktaturën, në Hagë Liria e Kosovës do të fitoi!

Go to News Site