Collector
Max Dowman në histori të Ligës Premier | Collector
Max Dowman në histori të Ligës Premier
Telegrafi

Max Dowman në histori të Ligës Premier

Max Dowman ka marrë startin e tij të parë në Ligën Premier në përballjen e Arsenalit ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26. Me këtë paraqitje nga minuta e parë, talenti i ri ka hyrë në histori, duke u bërë lojtari më i ri që starton ndonjëherë një ndeshje në elitën e futbollit anglez. Dowman e ka arritur këtë rekord në moshën 16 vjeç e 144 ditë, duke vendosur një standard të ri dhe duke e shënuar emrin e tij në statistikat e Ligës Premier. Mikel Arteta made nine changes to his Arsenal side for this afternoon's trip to Selhurst Park, with the inclusion of Max Dowman arguably the most eye-catching. Aged 16 years and 144 days, Dowman becomes the youngest ever player to start a Premier League game. He will also get… pic.twitter.com/qz4kf6b9Af — The Athletic | Football (@TheAthleticFC) May 24, 2026 Adoleshenti do të synojë ta shfrytëzojë këtë mundësi për të lënë gjurmë ndaj Crystal Palace, teksa Arsenali kërkon ta mbyllë kampanjën me një paraqitje të bukur dhe në notat më të larta. Ndërkohë, Arsenali e ka fituar titullin e kampionit në Ligën Premier, ndërsa më vonë këtë muaj do ta synojë edhe Ligën e Kampionëve – ku në finale përballen me Paris Saint-Germain./ Telegrafi /

Go to News Site