Collector
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump | Collector
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Telegrafi

Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump

Kryeministri izraelit ka njoftuar se ka realizuar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Ai thotë se ata diskutuan dy nga pikat kryesore të marrëveshjes: Ngushtica e Hormuzit dhe armët bërthamore, transmeton Telegrafi. Duke riafirmuar qëndrimin e SHBA-së dhe Izraelit për këtë të fundit, ai shkruan në një postim në X: "Unë dhe presidenti Trump ramë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të eliminojë rrezikun bërthamor”. "Kjo do të thotë çmontimi i vendeve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe heqja e materialit të tij të pasuruar bërthamor nga territori i tij", shtoi ai. Trump: Nuk do të nxitohemi për një marrëveshje sepse koha është në anën tonë Netanyahu shton se Trump "gjithashtu riafirmoi të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur kundër kërcënimeve në çdo front, përfshirë Libanin". "Partneriteti midis nesh dhe dy vendeve tona është provuar në fushën e betejës dhe nuk ka qenë kurrë më i fortë", shkruan ai. "Politika ime, ashtu si ajo e presidentit Trump, mbetet e pandryshuar: Irani nuk do të ketë armë bërthamore", shtoi ai. /Telegrafi/ I spoke last night with President @realDonaldTrump about the memorandum of understanding to reopen the Straits of Hormuz and the upcoming negotiations toward a final agreement on Iran’s nuclear program. I expressed my deep appreciation to President Trump for his unwavering… — Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) May 24, 2026

Go to News Site