Telegrafi
Besnik K. është 32-vjeçar, jeton në Zvicrën qendrore, ka një profil në TikTok me 6000 ndjekës dhe sillet si fanatik fetar nga shkretëtira. Për njërin nga postimet e tij të fundit ai mori 1500 pëlqime dhe kishte 70 mijë shikime. Besnik K. provokoi shoqërinë zvicerane duke thënë: “Pishinat publike nuk janë për myslimanët”. Ky influencer, sipas gazetës “Blick” , përhap mesazhe tepër konservatore, të cilat sipas ekspertëve të islamizmit mund të nxisin përçarje dhe radikalizimin e të rinjve. Nën nofkën «only1msg0» ai e shpjegon botën nga këndvështrimi i një myslimani tepër konservator. Në videot e tij flet për gjërat më të ndryshme të jetës së përditshme, për shembull nëse një mysliman duhet të blejë te dyqani i mobiljeve Ikea. Me një gjë tjetër, influenceri i Islamit ka vështirësi të mëdha. “Si mund të shkosh si mysliman besimtar në një vend ku njerëzit janë zhveshur”, shprehet ai me indinjatë. Fjalën e ka për vizitën e pishinave publike. Edhe kur temperaturat kalojnë 30 gradë: muslimani besimtar duhet të qëndrojë larg të gjitha vendeve ku shfaqet shumë lëkurë e zhveshur, mendon K. “Allahu na ka urdhëruar të ulim shikimet tona. Të ruajmë nderin tonë. Kjo është e pamundur në pishinën publike”, thotë influenceri në video. Sipas tij, të shkosh në pishinë është mëkat. Kush dëshiron të notojë, sugjeron ai, duhet ta bëjë këtë në një liqen të largët. Kjo kërkon më shumë përpjekje, por ia vlen. /Telegrafi/
Go to News Site