Collector
Giriş Yap
Shtëpi familjare në Chelsea Point - 265m² hapësirë në një ambient të qetë #15859 | Collector
Shtëpi familjare në Chelsea Point - 265m² hapësirë në një ambient të qetë #15859

Shtëpi familjare në Chelsea Point - 265m² hapësirë në një ambient të qetë #15859

Në lagjen Chelsea Point në Bërnicë të Epërme ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 265m² , e ndërtuar në truall prej 3.2 ari. Prona ka orientim të mirë nga lindja, jugu dhe perëndimi, duke siguruar ndriçim natyral dhe ambient të këndshëm për jetesë familjare. Shtëpia është e organizuar në bodrum, përdhes, kat të parë dhe nënkulm. Hapësirat përfshijnë pesë dhoma gjumi, qëndrim ditor, kuzhinë, tri banjo, depo, garazh, katër ballkone dhe një hapësirë shtesë multifunksionale në nënkulm. E pajisur me ngrohje elektrike, kondicioner, garazh dhe vendparkim, prona ofron komoditet të plotë për banim. Oborri i gjelbëruar me pishinë e bën këtë shtëpi edhe më të veçantë, duke krijuar hapësirë ideale për relaks dhe privatësi. Me lokacion të qetë në periferi të qytetit dhe qasje praktike drejt Prishtinës, kjo shtëpi në Chelsea Point është një mundësi e mirë për familje që kërkojnë hapësirë, rehati dhe jetesë pranë natyrës. Çmimi i pronës është 424,000 euro. Karakteristika dhe informata të pronës: 5 dhoma gjumi 3 banjo 4 Tarraca Me fletë poseduese Dokumentacioni me Noter Orientimi: Perëndim, Lindje, Jug, Veri Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo Sistemi i ngrohjes: KEDS Garazh Vendparkim Kondicioner Kontakti: Agjenti: Rron Gashi Emaili: rron.gashi@pro-rks.com Numri kontaktues: tel:+383 44 888 444

Go to News Site