Collector
Giriş Yap
Arbëria përballet me grumbuj mbeturinash prej javësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente | Collector
Arbëria përballet me grumbuj mbeturinash prej javësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Arbëria përballet me grumbuj mbeturinash prej javësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Prishtina vazhdon të përballet me problemin e grumbullimit të mbeturinave në lagje të ndryshme të qytetit, ndërsa në shumë zona ato po qëndrojnë të pambledhura prej javësh. Pavarësisht përgjegjësive të Komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë për Shërbime Publike, si dhe të KRM Pastrimit e operatorëve privatë, qytetarët po vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për gjendjen në terren. Banorë të lagjes Arbëria kanë dërguar vazhdimisht fotografi në redaksinë e Telegrafit, duke denoncuar gjendjen e krijuar nga mosgrumbullimi i mbeturinave. Sipas tyre, grumbujt e mbeturinave kanë mbetur për javë të tëra në hapësira publike, duke krijuar shqetësime të mëdha për banorët e zonës. Ata kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se, përveç pranisë së qenve endacakë, në këtë pjesë kanë filluar të shfaqen edhe brejtës, çka sipas tyre mund të sjellë pasoja të tjera për shëndetin publik dhe mjedisin. Pamjet e siguruara nga Telegrafi tregojnë mbeturina të shpërndara në disa pjesë të lagjes. Banorët thonë se ato kanë mbetur aty prej javësh dhe se ekipet përgjegjëse ende nuk kanë ndërmarrë veprime për largimin e tyre. / Telegrafi /

Go to News Site